Banorët e zonës së Astirit vazhduan protestën kundër projektit të Unazës në ditën e 69.

Gjatë tubimit kundër shembjes së banesave dhe bizneseve të zonës u regjistrua edhe një incident midis banorëve dhe një efektivit të komisariatit numër 6 që shkoi në vendngjarje me automjet civil.

Banorët shprehen se do t`i mbrojnë pronat e tyre me jetë edhe pse qeveria po përpiqet ti përçajë.

Banori: Zbato ligjin dhe mos merr urdhra nga PS

Efektivi: S'jam i autorizuar unë...

Banori: Je shumë i autorizuar sepse je shefi i rendit të Kombinatit

Efektivi: Është e paligjshme

Banori: Nuk është e paligjshme fare

Në mbështetje të protestës ishin edhe deputeti i opozitës, Klevis Balliu, i cili thekson se ky projekt do të anulohet, në të kundërt protesta do vazhdojë.

Balliu: Ky projekt është i korruptuar dhe ti do ta anulosh këtë projekt, në të kundër këta banorë do të anulojnë ty dhe ca ke ti prapa.

/Ora News.tv/