I ftuar në "Ora News" ish-sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani iu përgjigj pyetjeve të gazetarit sportiv, Altin Sulçe, ku tema të nxehta ishin e ardhmja e trajnerit të kombëtares shqiptare, Christian Panucci, si dhe shkarkimi i Ze Maria nga stoli i Tiranës. Gjatë diskutimit u trajtua dhe tema e taksave, ky Prodani theksoi se FSHF si një OJF padiskutim që paguan taksa.

Kombëtarja?

Prodani: Nuk dëshiroj të bëj më komente, pasi Christian Panuçi provoi disa futbollist të ri në miqësoren ndaj Jordanisë.

Sulçe: Miqësoret janë për të përgatitur ekipin për ndeshjet e ardhshme. Futboll mbrojtës nuk kemi. Panuçi bën një skemë mjaft të ngatërruar. Nëse nuk mundim Jordaninë, atëherë kë do të mundim.

Prodani: Media është kritike. Panuçit i duhet dhënë kohë. Ndaj Izraelit fituam. Fati është gjithmonë në futboll. Ky është një trajner që po rinovon. Nuk dihet nëse ky rinovim do të jetë i mirë 100%. Ky rezultat nuk duhet të shikohet me këtë sy kritik. Nuk e dimë se sa kohë FSHF i ka dhënë Panuçit për të marrë rezultate.

Sulçe: Mbrojtësi i majtë ta ndryshojsh 100 herë më duket shumë e pabesueshëm.

Prodani: Teknicienët e Federatës duhet të zbulojnë se a duhet më mirë një vezë sot sesa një pulë mot. Ndaj Izraelit besoj se do të jemi më të angazhuar sesa ndaj Jordanisë. Nuk e di se kush do të jenë skemat që do të përdor Panuçi. Situata është alarmante ndaj tij, por mendoj se këto kritika do i përdor për mirë. Një situatë të tillë e kaluam edhe me De Biassin, por më pas të gjithë e dimë historinë e tij. Unë besoj se duhen bërë analiza të specializuara nga FSHF dhe më pas të vendosim.

Sulçe: Jam habitur nga mënyra që Panuçi e ka rreshtuar ekipin. Ndoshta nuk ka futbollist, por Shqipëria nuk prodhon lojë. Kosova përshembull fitoi mbrëmë. Me një lojë të bukur dhe shumë rezultative.

Prodani: Kosova më pëlqen shumë, futbolli i saj më pëlqen shumë. Më pëlqen ai trajner. Megjithatë humbja e kombëtares sonë është humbja jonë dhe fitorja është po e jona. Disa deklarata të futbollistëve tanë nuk më kanë pëlqyer shumë.

Tirana? 

Sulçe: Ze Maria ishte një serial i gjatë te Tirana. Humbja me Partizanin e goditi shumë. Pikët dhe gjendja nuk ishin në favorin e tij dhe këto e larguan Ze Marian nga Tirana. Shikoj një hipotenuzë Panuçi-Ze Maria, që nuk prodhojnë lojë dhe nuk japin rezultate.

Prodani: Në ndryshim nga këto raste, Ze Maria kishte 1 vit te Tirana dhe duhet ta kishte njohur skuadrën. Unë mendoj se ai e humbi stolin. Tirana bëri mirë që e largoi. Ardi Mema është një djalë i shkëlqyer, është një njeri shumë i mirë dhe i urojmë gjithë të mirat.

A paguan taksa FSHF?

Prodani: FSHF është një OJF dhe i duhet të paguaj çdo faturë financiare. E drejta tv është e rezervuar. Është një veprimtari komerciale dhe duhet që të paguajnë. Mbi ligjin nuk është asnjë. Çështja sesa do të paguaj FSHF është një çështje që do trajtohet lehtë. Unë besoj se jemi në një nivel krejt tjetër. Kemi të bëjmë me mekanizma të sofistikuar me futbollistët në Evropë. Këtu kemi të bëjmë me një mangësi të madhe në mënyrën që funksionojnë klubet tona. Shoqeri tregtare dhe OJF. Një arsye nën tavolinë, klubet mezi mbahen.

Sulçe: Futbolli goditet nga taksat. Shumë presidentë klubesh shprehen: Ne duhet të paguajmë taksat? Edhe ajo na duhet. Ne mezi po mbajmë veten. Duhet të vendoset një ligj edhe të paguhet një shifër shumë e vogël nga klubet.

Prodani: Klubet duhet të formalizohen edhe të ndihmohen nga shteti dhe FSHF për të arritur në një pikë ku të gjithë palët të jenë në koherencë dhe pas kësaj futbolli do të pësojë ndryshime dhe do ec përpara.

/Ora News.tv/