Edin Dzeko mendon për të ardhmen, diplomohet

Edin Dzeko mendon për të ardhmen, diplomohet

Edin Dzeko ka nisur të mendojë për të ardhmen. Sulmuesi boshnjak i Romës ka mbyllur me sukses tre vite studime në Universitetin e Sarajevës, duke u pajisur me diplomën e Menaxhimit të Sportit.

Lajmi është publikuar nga "Gazzetta dello Sport" që thekson se Dzeko ka siguruar një diplomë që i hap rrugë karrierës së tij si drejtor sportiv pasi ati të varë këpucët në gozhdë.

Edhe pse në moshë të re për të menduar pensionimin, vetëm 32 vjeçare, boshnjaku ka hedhur një hap të madh rreth të ardhmes. Në sezonin që lamë pas ai shënoi 24 gola në të gjitha garat, ndërsa në sezonin e ri Dzeko ka shënuar vetëm 1 herë në katër takime mes Romës dhe kombëtares boshnjake.

EMISIONET