Edhe Shkodra ngujohet

Edhe Shkodra ngujohet

Pas Tiranës edhe studentët e Shkodres nga kjo e hënë kanë nisur ngujimin.

Këtë herë auditoreve ju rikthyen përmes kësaj forme ekstreme reagimit, pasi qeveria nuk ju ka plotësuar 8 kërkesat e bëra publike, ndërsa rektorati nuk i është përgjigjur ende 2 kërkesave të shtuara, ato për zbritjen e pikëkrediteve dhe shkrirjen e këshillit studentor.

Bllokimi i disa auditoreve dhe hyrje fakultetesh është bërë përmes karrigeve dhe tavolinave, ndërsa studentët deklarojnë se janë të vendosur të mos tërhiqen përballë asnjë presioni.

Anulimi i ligjit të arsimit të lartë si dhe rrëzimi i disa VKM-ve që cënojnë lirinë dhe autonominë e Universiteteve publike mbeten dy prej kushteve kryesore që studentët kanë ndaj qeverisë.


EMISIONET