Pedagogu Arlind Qori i ftuar në studion e lajmeve të Ora News tha se edhe ata ashtu si studentët nuk kanë nevojë për përfaqësi.

Arlind Qori: Ne jemi në një moment historik. Ne na mësuan studentët si duhet të mendojmë dhe si duhet të veprojmë dhe njëlloj si ata pa pasur nevojë për përfaqësi, pa pasur nevojë për përfaqësues, pa pasur nevojë për komandant. Jemi mbledhur dhe po mendojmë se bashku, po veprojmë se bashku dhe po vendosim së bashku.

Ai tha se një pjesë e mirë e kërkesave të pedagogëve janë në përputhje me ato të studentëve.

Arlind Qori: Kjo është hera e parë që pedagogët shprehin kërkesa që një pjesë e mirë janë në përputhje me kërkesat e studentëve dhe kemi gjithë seriozitetin e duhur, kemi vënë fytyrat tona për ti shkuar deri në fund procesit.

Qori u shpreh se ashtu si kërkesat e studentëve dhe pedagogëve janë publike edhe qëndrimi i qeverisë duhet të jetë publik. Sipas tij, ministrja e re e Arsimit duhet ti përgjigjet kërkesave të studentëve dhe pedagogëve.

/Ora News.tv/