Edhe Marcelo tek Juve? Mesazhi emocionues për Ronaldon: Do jemi sërish bashkë

Cristiano Ronaldo u largua përfundimisht nga Reali i Madridit dhe të gjithë shokët i dhanë lamtumirën nëpërmjet postimeve të ndryshme në rrjetet sociale.

Deri më tani kishte rënë në sy që shoku i tij më i ngushtë te klubi spanjoll, Marcelo nuk kishte reaguar ende.

Por braziliani ka reaguar sot në rrjetet sociale duke i dhënë lamtumirën CR7-ës, por e mbyll me një frazë që ngjall shumë diskutime, shkruan “Sportmediaset”.

“Shumë shpejt do të jemi së bashku përsëri”, kështu e mbyll mesazhin Marcelo.

Fjalë që rrisin akoma edhe më shumë zërat për një lëvizje të brazilianit drejt Juventusit.

Ja postimi i Marcelos në Instagram:

“Është koha për të thënë lamtumirë ... Betohem se nuk mendoj se kjo ditë do të vinte! Por asgjë në këtë jetë nuk është përgjithmonë, shpresoj të jeni shumë i lumtur me skuadrën tënde të re. Ishin pothuajse 10 vite bashkë, 10 vjet gëzimi, futboll i mirë, fitore, humbje dhe momente të mrekullueshme! Kam mësuar shumë nga ty, përkushtimi yt është gjëja më e çuditshme që kam parë në një lojtar. Të gjitha të mirat për ty dhe familjen tënde të bukur! Jam krenar që kam luajtur me ty!!! Kur të ndalem duke luajtur futboll do të ulem në një bar duke pirë birrë ku do të shikoj fotot dhe do tregoj historitë tona. Shumë shpejt do të jemi së bashku përsëri”, shkroi Marcelo.

EMISIONET