Hetimet për rrugën Tiranë-Elbasan kanë çuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda edhe ish-ministrin e Transporteve Sokol Dervishaj. Ai u mor në pyetje për më shumë se 2 orë nga prokrorja e cështjes Elisabeta Imerja. Kjo e fundit mësohet se ka kërkuar shpjegime nga Dervishaj për dokumentacionin e firmosur gjatë kohës që ai ka drejtuar ministrinë e Transporteve në lidhje me rrugën Tiranë-Elbasan.

Objekti i hetimit është kallëzimi i bërë në dhjetor 2017 nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila gjatë auditit ka gjetur një dëm ekonomik prej 53 mln dollarë pasi dha dëshmi në prokurori Dervishaj në dalje të krimeve të rënda tha se nuk mund të bëjë asnjë koment për çështjen.

Dje ishte Haxhinasto

Dje ish- ministri i Transporteve, aktualisht deputet i LSI, Edmond Haxhinasto iu përgjigj thirrjes së Prokurorisë së Krimeve të rënda,për të dhënë shpjegime në lidhje projektin e rrugës Elbasan- Tiranë.

Haxhinasto dha informacion mbi rolin politik që ka ministri në mbarëvajtjen e projekteve, ku peshën kryesore e ka perfomanca e kompanisë së përzgjedhur dhe superviziori.

Kontrata në fjalë nuk është bërë në kohën kur Haxhinasto ka qenë ministër, por ka nisur më herët që në vitin 2011. Pas daljes  nga prokuroria,  ish-ministri tha se  ishte  pyetur  ne cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen në lidhje me ato gjëra që kane të bëjnë  si ish-drejtues politik. 

Haxhinasto: U pyeta për projektin e rrugës Tiranë-Elbasan që siç e dini është në hetim. Për ato gjëra që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e mia si ish-drejtues politik i Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës gjatë një periudhe të zhvillimit të këtij projekti.

Për dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan dy javë me parë me urdher të prokurorisë  është arrestuar ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika, si dhe drejtori dhe ish drejtori i njësisë së menazhmit të projektit.  

Hetimet nga prokuroria nisën pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit me vlerë 54 mln euro për abuzime në rrugën Tiranë-Elbasan, por që janë ripërsëritura në një kallëzim të dyte të ministrit Gjiknuri në 2017.

vijon

/Ora News.tv/