Ora News ishte në shtëpinë e shkrimtarit të ndjerë Dritëro Agolli për të marrë një opinion lidhur me propozimin e bashkisë së Tiranës për ta kthyer në shtëpi muze, të hapur për publikun dhe vizitorët.

Dritëro Agolli ka një vit që është ndarë nga jeta, por bashkëshortja e tij thotë se ende nuk është mësuar me këtë humbje.

Pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit Sadija ka qëndruar larg kamerave dhe aparateve fotografik, ndaj kërkoi me ngulm që xhirimet tona të fokusoheshin më tepër tek kujtimet e shtëpisë.

Mes tyre ishte gdhendur dhe dedikimi prekës i shkrimtarit për Sadijen, bashkëshorten e tij.

"E dashur Sadije, të dua si jetën time, madje më shumë, unë dëshiroj sinqerisht të vdes dhe ti të jetosh. Unë edhe i vdekur do të të ndjek për të parë buzëqeshjen tënde, megjithëse kjo buzëqeshje brenda errësirës së varrit nuk duket, por unë do të bëj të pamundurën, qoftë dhe me anën e një fluture që do të dalë nga kockat e mia"

Dedikimi mban datën 23 maj 2014 dhe ka firmën e shkrimtarit 

Lexo dhe: Sadije Agolli: Vdekja më ndan nga shtëpia e Dritëroit, muzenë ta bëjnë diku tjetër

/Ora News.tv/