Eden Hazard: Mos më krahasoni me Messin!

Eden Hazard: Mos më krahasoni me Messin!

Eden Hazard mendon se njerëzit që e krahasojnë atë me yllin e Barcelonës dhe Argjentinës Lionel Messi janë bujarë.

Përfaqësuesi i Belgjikës dhe sulmuesi i Chelseat Eden Hazard mendon se krahasimet me Lionel Messin janë të ekzagjëruara, pasi ylli i Barcelonës shënon pothuajse në çdo ndeshje.

Hazard shpesh është krahasuar me argjentinasin për shkak të stilit të tij të lojës dhe aftësisë teknike me topin.

Lavdërimet për belgun ishin të shpeshta kur ai shënoi 16 herë në sezonin 2016/2017 ku Chelsea u shpall kampion.

Por Hazard është i bindur se pavarësisht nga gjendja e tyre fizike dhe tendenca për të dribluar, ai dhe  Messi nuk janë e njejta esencë lojtari.

"Ne nuk mund të krahasohemi me Messin", u tha Hazard gazetarëve të hënën. "Është e pamundur, jemi të vegjël dhe jemi të shpejtë, por ai shënon në të gjitha ndeshjet".

EMISIONET