Eden Hazard i shkel syrin Realit: Të gjithë e dini destinacionin tim të preferuar

Eden Hazard i shkel syrin Realit: Të gjithë e dini destinacionin tim

Eden Hazard duket se i ka ditët e numëruara tek Chelsea, pasi pas takimit të fituar 2-0 kundër Anglisë, 27 vjeçari sugjeroi që ai do të shqyrtojë çdo ofertë që është paraqitur.

"Unë do të shkoj në pushime dhe do të pyes veten për pyetjet e duhura. Pas gjashtë viteve të mrekullueshme tek Chelsea, mund të jetë koha për të nisur diçka të ndryshme. Unë mund të vendos nëse dëshiroj të qëndroj ose të largohem, por Chelsea do të marrë vendimin përfundimtar, nëse duan të më lejojnë të shkoj. Për karrierën time, sigurisht pas këtij kampionati botëror, unë jam në një moment ku mund të ndryshoj. Të gjithë e dimë se gjithmonë jam ndjerë mirë ntekChelsea dhe kam qenë i lidhur me të gjitha klubet e mëdha. do të jetë Bayern Munih "Jo", të gjithë e dini destinacionin tim të preferuar."-deklaroi Hazard.

Hazard ka deklaruar më parë se do të "dëgjojë" çdo interesim nga Reali i Madridit, të cilët janë në kërkim të zëvendësimit të Cristiano Ronaldos.

EMISIONET