Ed Sheeran martohet në fshehtësi?

Këngëtari i famshëm Ed Sheeran ka ndezur spekulimet se është martuar fshehurazi me të fejuarën e tij Cherry Seaborn pasi u fotografua me një unazë martesë gjatë një koncerit në Londër mbrëmjen e së hënës.

Ylli i muzikës mbante një unazë në gishtin e martesës në skenën e Indigo at the O2 si pjesë e 2018s War Child BRITs Week.

Çifti është mjaft privat në lidhje me marrëdhënie e tyre. Vetëm pak kohë më parë me anë të një postimi në Instagram zbuluan se ishin fejuar në fund të vitit të kaluar.

27-vjeçari ende nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me raportimet.

Ndërkohë që shoqja e tij më e mirë, prezantuesja me famë botërore Ellen DeGeneres më 17 shkurt nxiti spekulimet me anë të një postimi në Twitter: "Gëzuar Ditëlindjen Ed Sheeran! Jam shumë e emocionuar për martesën tuaj. Nuk ka nevojë të pyesni... po! Do të këndoj!"


EMISIONET