Ardhja e Gennaro Gattusos në krye të skuadrës së Milanit duket se ndikuar pozitivisht tek kuqezijtë. Që prej ardhjes së teknikut 40 vjeçar në pankinën e Milan, kuqezijtë po bëjnë mirë si në kampionat ashtu dhe në Europa League, duke qënë një pretendent kryesor për fitimin e saj.

Kjo ecuri duket se ka ngrohur drejtuesit e "djallit" që janë vënë në lëvizje për të përforcuar skuadrën për edicionin e ardhshëm. Dhe "dhurata" që Fassone e Mirabelli po mendojnë që t'i bëjnë teknikut Gattuso është ylli i Borussia Dortmund, Marco Reus.

Sipas mediave italiane, gjermani është objektiv i parë që “Rossonerët" do të tentojnë në merkaton e verës, dhe një ndihmë të madhe në këtë operacion pritet ta jap dhe sponsori i kuqezijve e sulmuesit 28 vjeçar, Puma.

Reus ka një kontratë me Dortmund-in deri në vitin 2019, duke i bërë më të thjeshta tratativat që dërgojnë yllin e verdhezijve në mitikun "San Siro".

/Ora News.tv/