Një 38-vjeçare në Vlorë ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm nga kontakti me energjinë elektrike.

Viktima është shtetesja I.A. Ajo është paraqitur pa shenja jete në spitalin e Vlorës rreth orës 07:36 të mëngjesit të kësaj të hëne, 13 gusht.

Nga hetimet paraprake të policisë, dyshohet se viktima ka tentuar të ndezë pompën e ujit por ka rënë në kontatak me rrymën elektrike dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet për sqsrimin e rrethanave.


/Ora News.tv/