E veshur me të kuqe, Bebe Rexha jep lajmin e bukur

Këngëtarja Bebe Rexha ka lajmëruar të gjithë fansat e saj se ka gjetur aksesorin me vlerë të madhe për të . Para disa ditësh, ajo njoftoi se varësja që mbante emrin “Bebe” i kishte humbur në aeroport dhe dyshonte se ia kishin vjedhur.

Sot, me anë të një postimi në Instagram ku shfaqet e veshur kokë e këmbë me të kuqe shkruajti: “E gjeta varësen time Bebe.”

Ajo e heq shumë rrallë aksesorin pasi e konsideron diçka të vecantë me të cilën identifikohet. Nga mërzia, këngëtarja bëri edhe postim në Twitter ku i thoshte fansave që të mos e blejnë nëse e shohin që po shitet në internet.

EMISIONET