Do të përcillet sot për në banesën e fundit kompozitori i njohur Aleksander Lalo.

Reagimet për ndarjen nga jeta të kompozitorit  në moshën 68-vjeçare kanë qenë të shumta. Mes tyre kryetari i këshilltarëve të djathtë në këshillin bashkiak të Tiranës, Leonard Olli tregon biseden e fundit me të pak muaj më parë. 

“Maestro Lalen e takova pak muaj me pare ne homazhet e kengetarit Francesk Radi. Me ironine e tij therese me tha: Si ka ardh puna duhet te vdesim qe te kujtohet dikush per ne artistet. Me dhembi ne shpirt kjo e vertete e hidhur. Lamtumire mjeshter, u prehsh ne paqe! Ngushellime nga zemra familjareve, kolegeve e miqeve te tij!”, shkruan Olli ne nje postim ne facebook. 



 

/Ora News.tv/