E rrallë, zbulohet peshkaqeni gjarpër

Shkencëtarët kanë mbetur të shokuar pas kapjes së një peshkaqeni të rrallë që mund të zgjasë nofullat e saj përtej gojës së tij. 

Peshkaqeni u kap në Oqeanin Paqësor pranë Tajvanit.

Ai e kap prenë e tij me nofullat që zgjaten me shpejtësi dhe përdoren për të gëlltitur peshq të mëdhenj vetëm me një kafshim.

Peshkaqeni gjarpër është shumë i rrallë dhe është zbuluar për herë të parë në vitin 1986.

Instituti i Kërkimeve të Peshkimit të Tajvanit tha se kishte marrë pesë prej krijesave pranë Donghe Toënship gjatë një studimi rutinë.

"Tipari më i dukshëm janë dhëmbët në formë gjilpërë, si tek gjarpërinjtë. Kjo është edhe origjina e emrit të peshkaqenit gjarpër.”

Për shkak se janë shumë të rrallë ka pak informacione rreth tyre, por besohet se ata futen në det në thellësinë 300 deri në 400 metra gjatë ditës dhe 150 metra gjatë natës.

Nga peshkaqenët e fundit që u kapën në thellësinë 350 metra, katër ishin të ngordhur ndërsa peshkaqeni i gjallë ishte zhytur në ujërat  e freskëta të detit por ngordhi një ditë më vonë.

EMISIONET