E rrallë në Skrapar/ Dy mësues ndërtojnë shkollën e fshatit nga e para

Dy mësues kanë vendosur të ndërtojnë vet shkollën e fshatit të tyre. Mësuesit Donald Dervishi dhe Borsion Spaho nisën një fushatë për donacione pasi morën pjesën në një program televizivë muaj më parë dhe tani shkolla në fshatin Vëndresh të Skraparit është drejt përfundimit.

Janë vetë mësuesit që kanë publikuar fotot në rrjetet sociale.

"Falënderojmë mbi 200 bamirës, të cilët u bënë pjesë e udhëtimit tonë. E filluam me 10$ për të arritur në 10000$", shkruante një nga mësuesit kohë më parë.

Punimet kanë nisur prej më shumë se 12 ditësh dhe ndërtesa është thuajse drejt fundit.

Duke u përballur me mungesën e investimeve nga shteti, me sa duket dy mësuesit e rinj e kuptuan se ishte e kotë të prisnin më dhe vendosën të ndërmerrnin vet masa.

EMISIONET