E rrallë/ Albitri anglez ndal lojën për të dëgjuar Ezanin

Mark Clattenburg është i njohur për gjykimet e tij të rrepta, ndërsa prej pak kohësh ka zgjedhur kampionatin e Arabisë Saudite për të veshur bluzën e verdhë.

Gjatë ndeshjes së Kupës së vendit arabik, albitri anglez ka bërë një veprim që ka gëzuar të gjithë adhuruesit e futbollit në këtë vend mysliman.

Clattenburg po drejtonte ndeshjen mes Al Feiha dhe Al-Fateh të mërkurën në Arabi Saudite, kur thirrja e ezanit nisi dhe u dëgjua përreth stadiumit “King Salman Sport City Stadium”.

Po zhvillohej minuta e gjashtë e kohës shtesë kur gjyqtari anglez e ndali lojën me skuadrat që po barazonin 1-1.

Pas rinisjes së ndeshjes, Al Feiha shënoi golin e dytë në minutën e 118-të dhe kaloi në çerekfinale të kupës.


EMISIONET