Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje, ku djali ka goditur me sëpatë babain e tij.

Menjëherë ka ardhur edhe reagimi i policisë, e cila ka arrestuar autorin, 30 vjeçarin Dritan Veliu.

Ndërkohë, i plagosuri, Kujtim Veliu është dërguar për në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/Ora News.tv/