Emri i tij është më i lakuari në merkaton e kësaj vere.

Bëhet fjalë për Matthijs de Ligt, i cili edhe pse kërkohet nga skuadrat më në emër të kontinentit, si PSG, Barcelona e Juventus vijon t'i qëndrojë besnik Ajaxit. Një gjë e tillë vërtetohet nga veprimi i fundit i 19 vjeçarit. Ai ka zbritur në fushën e blertë paraditen e sotme, duke nisur stërvitjen me ekipin e tij, Ajax në prag të nisjes së sezonit të ri.

Vendim për tu admiruar ky nga ana e kapitenit të holandezëve, që heq në një farë mënyrë vëmendjen nga merkato, duke ia lënë në dorë agjentit të tij, Mino Raiola. Italiani është shumë aktiv gjatë kësaj periudhe, teksa kartonin e 19 vjeçarit ia ka ofruar Juventusit.

Ndërkohë, Romeo Agresti i "Goal.com" shkruan se bardhezinjtë po kërkojnë që të mbyllin sa më shpejt këtë operacion. Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare, por De Ligt ka dërguar një sinjal të fortë, duke u stërvitur me nënkampionët e Eredivisie deri në momentet e fundit.

/Ora News.tv/