E pazakontë, vizitorët nudo për të parë ekspozitën

Vizitorët janë shfaqur nudo për të parë ekspozitën 'Nudizmi, manifestim i lirisë' në Medellin.

Muzeu për herë të parë lejoi grupin e nudistëve që të hynin në muze për të parë pikturat nudo të Pedro Nel Gomez.

Sipas tyre, kjo ekspozitë kërkon të risjellë natyralitetin dhe ndjenjen estetike të trupit të zhveshur njerëzor.

Muzeu shfaqi një koleksion rej 170 pikturash nudo të artistit, në kohë të ndryshme.

Dhe puna e tij u admirua nga më shumë se 40 vetë nga komuniteti nudist.

"Në disa vende nudizmi ka filluar të censurohet tek veprat e artit. Por ne nuk duam që të pajtohemi me këtë mënyrë të menduari, ndaj vendosëm që të thërrisnim grupin e nudistëve në ekspozitë,"-tha Carlos Tobon, kurator i Casa Museo a El Tiempo.

EMISIONET