E pazakontë/ Tornadoja godet plazhin e Levanit në Fier

E pazakontë/ Tornadoja godet plazhin e Levanit në Fier

Një tornado e pazakontë për vendin tonë ka goditur pasditen e sotme plazhi i Levanit në Fier. Pamjet e sjella nga korrespondentja e Ora News, tregojnë fenomenin e rrallë natyror për vendin tonë. 

Prej dy ditësh, Shqipëria është përfshirë nga reshje shiu, jo fort të zakonta për muajin. Një nga shkaktarët e tornadove janë edhe temperaturat e larta. Për një stuhi që të zhvillohet kërkohet së paku një përzierje e ajrit të nxehtë e të lagësht me ajrin e ftohtë dhe të thatë, që bashkëveprojnë me njëri-tjetrin

Shumica e tornadave kanë shpejtësi të erës më pak se 180 km / h, janë rreth 80 metra dhe udhëtojnë pak kilometra para se të shpërndahen. Tornadot më ekstreme mund të arrijnë shpejtësinë e erës prej më shumë se 480 km / h.


EMISIONET