Pas Anglisë, akte dhunë në fushën e blertë janë regjistruar në Itali.

Bëhet fjalë për në Serinë C të këtij vendi, ku trajneri i Lucchese, Giancarlo Favarin goditi asistentin e Alessandria, Gaetano Mancino, në fund të barazimit 2-2 të së dielës.

Një veprim që i ka kushtuar plot 5 muaj pezullim teknikut Favarin, i cili ndëshkohet për shprehje të frazave të ashpra gjatë lojës, ku i kërkonte një futbollisti të tij t'i thyente këmbën kundërshtarit.

/Ora News.tv/