Fjalët e tepërta i kanë kushtuar sezonin Diego Costas. Sulmuesi i Atletico Madridit është dënuar me 8 ndeshje pezullim pasi ofendoi rëndë gjyqtarin kryesor, Jesus Gil Manzano.

Episodi ndodhi në ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Barcelonës, e fituar nga këto të fundit me rezultatin 2-0. Sipas asaj që zbuluan mediat spanjolle, Costa përdori një gjuhë me të vërtetë të turpshme ndaj Manzano, i cili e ndëshkoi me karton të kuq.

E për këtë fakt, Komisioni i Disiplinës ka bërë hapa konkret rreth kësaj çështjeje, duke mbyllur sezonin shumë para kohe. Madje, Costa do të mungojë edhe në ndeshjen e parë të Atleticos në sezonin e ardhshëm, pasi aktualisht La Liga është 7 javë larg mbylljes.

/Ora News.tv/