E pabesueshme, djali 8 vjeç mbaron gjimnazin dhe fillon universitetin

E pabesueshme, djali 8 vjeç mbaron gjimnazin dhe fillon universitetin

Një djalë belg ka mbaruar shkollën e mesme pasi ka përfunduar studimin gjashtëvjeçar në vetëm një vit e gjysmë.

Laurent Simons, 8 vjeç, babai i të cilit është belg dhe nëna holandeze ka nivelin e inteligjencës 145. Ai u diplomua në të njëjtën kohë me studentët 18 vjeç.

 Duke folur në radio RTBF të Belgjikës, Laurent tha se lënda e tij e preferuar ishte matematika sepse është kaq e gjerë, ka statistika, gjeometri dhe algjebër.

Pas një pushimi dy mujor nga shkolla, ai do të fillojë universitetin.

Babai i tij tha se djali kishte tentuar të luante me fëmijët e tjerë por nuk ishte shumë i interesuar për lodra.

Laurent tha se kishte menduar të bëhej kirurg apo astronaut, por tani po mendonte të merrej me teknologji.

"Nëse vendos që nesër të bëhet një marangoz, kjo nuk do të ishte problem për ne, për sa kohë që ai është i lumtur", tha babai i tij.

EMISIONET