Robert Berisha është ndër meshkujt më të komentuar në Shqipëri e Kosovë, i cili ka disa kohë që i ka hyrë muzikës si këngëtar.

Shumë shpejt mund ta shohim si kërcimtar, pasi në intervistën për 'Why Not' nga Roza Lati pranoi se mund të bëhet pjesë e një konkursi të tillë.

"Kam patur një ofertë për Dancing With The Stars, por nuk e di. Kam vesh muzike, nuk ka muzikant që nuk di të vallëzojë. Nëpër klube, diskoteka, nuk kam vallëzuar asnjëherë, jam ulur, kam pirë e kam dëgjuar muzikë, nuk kam qenë prej atyre. 

Prej fëmijërisë kam nisur të punoj të jem muzikant, nuk kam patur kohë të shkoj të vallëzoj. Unë kam bërë muzikë, tjerët kanë vallëzuar. Nuk e besoj që nuk mund të jem shumë mirë, por kam kondicion shumë të mirë, besoj që dhe për vend të parë isha munduar. Nuk di, jam shumë i zënë, të premten kanë xhirimet. Unë të premten, të shtunën nuk kam shance, kam koncerte", tha ai duke lënë mundësinë se mund të shfaqet në ekran, por asgjë nuk është e sigurtë.

/Ora News.tv/