E nis vitin mbarë, Berisha i siguron 1 pikë Melbourne

E nis vitin mbarë, Berisha i siguron 1 pikë Melbourne

Pas golit të javës së kaluar Besart Berisha është rikthyer përsëri tek goli, rrjetë që nuk i siguroi 3 pikët ekipit të tij.

Kur po luhej minuta e 49-të, Besart Berisha mori një pasim të bukur në kufijtë e zonës dhe me një të majtë të bukur mposhti portierin Kennedy.

Por gëzimi i Berishës dhe shokëve të tij të Melburne Victory nuk zgjati shumë pasi Central Coast Mariners barazoi me anë të Powell.

Me këtë gol sulmuesi kosovar arrin në kuotën e 6 golave ndërsa Melbourne qëndron në vendin e 5-të me 20 pikë, 15 pikë larg vendit të parë Sydney.



EMISIONET