“E lule prap ma ngule”, bashkohen sërish Dafina Zeqiri dhe Lumi B

“E lule prap ma ngule”, bashkohen sërish Dafina Zeqiri dhe Lumi

Dafina Zeqiri dhe Lumi B kanë publikuar duetin e tyre të ri, të titulluar “Lule Lule”. Dy artistët janë frymëzuar nga kënga e famshme e Ardian Trebickës, të cilit i kanë marrë vijën melodike dhe e kanë përshtatur me një tekst më modern.

Madje në një pjesë, Lumi B dëgjohet duke thënë, “E lule lule, prapë ma ngule”, duke iu referuar një femre tepër seksi.

Në këtë klip muzikor, Dafina shfaqet me një look ndryshe, por që i ka pëlqyer shumë publikut. Pritet që kjo këngë të jetë suksesi i rradhës për dy artistët, të cilët bashkëpunojnë vazhdimisht.

EMISIONET