E lodhur nga lojrat që i bënte bashkëshorti, hakmerret në Ditën e Shën Valentin

E lodhur nga lojrat që i bënte bashkëshorti, hakmerret në

Dita e Shën Valentin është dita kur të çiftet presin dhurata nga të dashurit e zemrës së tyre.

Por dhurata që mori Mark Hoyle ishte padyshim suprizuese dhe do ta mbajë gjithmonë me vete kudo që shkon.

Bashkëshortja e tij Roxanne, e lodhur nga lojrat që ai i bënte, vendosi që këtë herë ta merrte vetë në dorë situatën.

Ajo vendosi që ti mbulojë 30 vjeçarit nga Britania makinën me zemra dhe fotografitë me fytyrën e saj për Shën Valentin.

Në video shihet fytyra e tmerruar e tij kur 33 vjeçarja i sjell Nissan Qashqain e lyer me mbishkime të ndryshme.

Por Hoyle nuk ka ndërmend që ta lërë me kaq, në video dëgjohet duke bërtirur se do të marrë hak dhe i kërkon mendim njerëzve se kush do të ishte ideja më e mirë për të realizuar hakmarrjen.

Çiftin padyshim që e pret një betejë e gjatë dhe me supriza të mëdha. Makina ishte ideja e fundit për të vënë në lojë njëri-tjetrin pas një linje të gjatë shakash zbavitëse mes çiftit të dashuruar.

EMISIONET