E kryer/ Ylli i kombëtares kosovare firmos për 5 vite në Ligue 1

E kryer/ Ylli i kombëtares kosovare firmos për 5 vite në Ligue 1

Arbër Zeneli ka hedhur një hap të madh në karrierën e tij.

Anësori i kombëtares kosovare ka lënë Heerenveen dhe ka firmosur për 5 vitet e ardhshme me skuadrën e Ligue 1, Reims.

23 vjeçari, i cili realizoi 11 gola vetëm në fazën e parë të sezonit në Eredivisie, ka bindur francezët për ta vënë në urdhërat e David Guion.

Zeneli ka lënë pas eksperiencën fantastike te Heerenveen, skuadër ku u paraqit në 71 takime, duke realizuar edhe 14 herë. Talenti i tij u pikas te IF Elfsborg në Superligën Suedeze. Ai është aktivizuar në 15 takime me përfaqësuesen e Kosovën, duke realizuar 6 herë. Ndërkohë më parë ka luajtur për kombëtaret e moshave të Suedisë.





EMISIONET