Temperaturat e larta të kësaj ditë të premte janë "harruar" në Barcelonë.

Katalanasit kanë zyrtarizuar marrëveshjen 5 vjeçare me një prej futbollistëve më të mirë të sezonit të shkuar, Frenkie de Jong. 22 vjeçari, ishte lojtar i Barcelonës që në janarin e këtij viti, por vetëm sot i është nënshkruar kontrrolleve fizike.

Pas vizitave mjekësore, De Jong do të zbres për herë të parë në "Camp Nou". Holandezi, që i kushtoi plot 75 milionë euro arkave të Barcelonës për ta sjellë nga Ajaxi do të prezantohet përpara tifozëve dhe mediave në orën 19:00 të mbrëmjes së sotme.

De Jong zhvilloi një sezon fenomenal me Ajaxin, ku i ndihmoi të fitojë titullin e Eredivisie, si dhe t'i dërgojë deri në fazën gjysëmfinale të Champions League. Në Katalonjë, holandezi do të përfitojë rreth 16 milionë euro në sezon, duke u bërë një ndër më të paguarit te blaugranët.

/Ora News.tv/