Në vitin 2012, Rita Ora mori vëmendje ndërkombëtare duke ndryshuar tërësisht jetën.

“Hot Right Now” titullohet kënga që këngëtarja shqiptare solli në bashkëpunim me DJ Fresh dhe u rendit në toplistat muzikore. Projekti muzikor ka arritur gati 70 milionë klikime në Youtube.

Me anë të një postimi në Instagram, ajo ka risjellë në vëmendjen e fansave projektin muzikor duke treguar se po festoon 7 vjetorin e famës.

“Gëzuar ditëlindjen për këngën që ndryshoi jetën time! Sot para 7 vitesh”, shkruajti ajo.

/Ora News.tv/