E kërkojnë në Premier League, James Rodriguez "tradhëton" Bayern Munich

E kërkojnë në Premier League, James Rodriguez

E ardhmja e yllit të Realit të Madridit, James Rodriguez mund të jetë në Premier League në radhët e Manchester Unitedi.

Bayern Munich mund të vendosë të mos paguaj kartonin e kolumbianit  për shkak të kërkesave të larta të tij në aspektin financiar dhe "djajtë" janë aty për të përfituar.  

Jose Mourinho ka shpenzuar mbi 300 milionë funte që prej se e mori drejtimin e Manchester Unitedit në verën e vitit 2016, por pa ndonjë sukses konkret.

Madje thuhet se edhe James do ta mirëpriste një kalim në Angli, konkretisht në ”Old Trafford”.

Aktualisht James është i huazuar te Bayern Munich edhe për sezonin tjetër.

EMISIONET