E kërkojnë Juventus e Barça, De Ligt nis tratativat me një tjetër skuadër

E kërkojnë Juventus e Barça, De Ligt nis tratativat me një

Në një botë që lëviz me shpejtësinë e dritës, merkato e futbollistëve bëhet akoma dhe më e nxehtë.

Ai që po bën "sallatë" gjtthë këtë treg është emri i mbrojtësit të talentuar të Ajaxit, Matthijs de Ligt. 19 vjeçari ka zhvilluar një sezon fenomenal dhe jo më kot ka interes nga skuadrat më të mira të Kontinentit. Barcelona dhe Juventus ishin shumë pranë marrëveshjes, por orët e fundit na japin një tjetër tablo.

Të paktën këtë kuptojmë nga "Sky Sport Italia", që pohon se për De Ligt ka një tjetër pistë dhe madje më konkrete. PSG ka bërë hapa përpara në këtë operacion, me ekspertin italian, Gianluca Di Marzio që zbulon se mes kampionëve të Francës dhe agjentit të fundit ka pasur kontakte konkrete. Palët janë tashmë në tryezë dhe e ardhmje  De Ligt do të vendoset gjatë dy ditëve të ardhshme.

Madje, firma me De Ligt dhe zyrtarizimi i tij mund të vij në të njëjtën kohë me atë të drejtorit sportiv, Leonardo, i cili u largua nga Milani me pëlqimin e përbashkët këtë muaj.

EMISIONET