Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër, Greta Bardeli ka debatuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Ajo ka deklaruar se mbledhja për konstituimin e këshillit bashkiak është antikushtetuese, duke paralajmëruar se do të mbajnë përgjegjësi kushtetuese dhe penale.

"Nuk më nxjerr jashtë mua nga qyteti im. Dakord! Nuk dini se çfarë është demokracia. E keni shypur këtë qytet për 45 vjet", ka deklaruar Greta Bardeli.

/Ora News.tv/