Përveç muzikës, Landi i "West Side Family" është edhe drejtor në një organizatë, e cila ka në fokus personat me aftësi të kufizuar.

I ftuar në emisionin "BOOM" me Fiorin dhe Rozin, ai tha shpjegoi si u bë pjesë e kësaj organizate.

"Unë, Endri dhe Bruna jemi tre drejtuesit e Special Olympics Albania, e grupit të ri organizativ. Special Slympics  është një organizatë e themeluar në 1968, e themeluar nga motra e Presidentit Kennedy dhe në fokus ka fuqizimin nëpërmjet sportit të të gjithë personave me aftësi të kufizuara intelektuale. Është në fazat e para të zhvillimit. Jemi themeluar në prill 2017, pra jemi shumë të vegjël. Kemi pasur mbështetjen e ambasadës amerikanë për një projekt që e zhvillojmë tani në janar . Është një projekt që edhe me mbështetjen e ministrisë së Arsimit do ketë një projekt pilot që do përfshijë disa shkollë për të parë si funksionon dhe për ti përfshirë njerëzit drejt kësaj nismë".


/Ora News.tv/