Një dhëndër i ardhshëm është tepër i shqetësuar se dasma nuk do të realizohet. E gjitha kjo u shkaktua nga festa e beqarisë me miqtë e tij. Në letrën që i ka dërguar psikologes Deidre, 29-vjecari thotë se e fejuara mësoi se ishte në klub striptize dhe do të anulojë dasmën.

Kështu, ai kërkon këshilla që kjo të mos ndodhë.

Letra: E fejuara ime vuri një pajisje gjurmimi në telefonin tim dhe zbuloi se miqtë më cuan në një klub striptize. Tani, ajo më kërcënon se do anulojë dasmën.

Ajo është shumë e bukur dhe ka punuar si kërcimtare para se të njiheshim. Unë kam patur disa lidhje të tjera më parë.

U njohëm në punë. Unë jam 29 vjec dhe ajo është 27. Rashë kokë e këmbë në dashuri dhe mendova se nuk ka më të mirë se kjo. Është qershia mbi tortë për mua fakti që ajo do lindë fëmijën tonë për 4 muaj.

Dasma jonë është muajin tjetër, por organizuam festën e beqarisë më herë pasi një prej miqve të mi do të punojë jashtë vendit për një muaj. I thashë mikut tim se nuk dua gjëra të cmendura me striptiste dhe ai më premtoi se nuk do ketë asgjë të tillë.

Ne shkuam të luajmë "paintball", më pas shkuam në një bar, e më pas për të ngrënë mish. U kënaqëm shumë.

Mbaj mend që më cuan në disa bare para se të shkonim në klub striptize. Kërcimtarja bënte gjëra të zakonshme, por nuk kishte prekje.

Mua ma shpifi e gjithë gjëja dhe dola jashtë shumë shpejt. Nuk e kisha idenë që e fejuara ime kishte vendosur një pajisje gjurmimi në telefonin tim deri në mëngjes.

Ajo më tha se më urren dhe dasma është anuluar. Justifikimet e mia nuk kishin asnjë impakt. Ajo thjesht tha që duhet të kem më shumë kontroll për veten dhe ti thoja miqve që nuk doja të shkoja.

Unë u lëndova shumë. Ndër të tjera, ajo ka qenë kërcimtare dhe nuk e kisha imagjinuar kurrë se do më paragjykonte se do shkoja në një klub. Thjesht u tregova shumë naiv me miqtë.

Ajo më nxorri nga dhoma dhe tani fle në kuzhinë. Thjesht mendimet se martesa mund të anulohet më lënë pa gjumë natën. Do të doja të ktheja kohën.

Deidre: Ti nuk ke bërë asgjë të gabuar. Ndoshta ka emocionet e dasmës ose hormonet e shtatzënisë i japin pasiguri.

Ndoshta për këtë arsye të ka vendosur një pajisje gjurmimi. Si kërcimtare, ajo mund të jetë tepër e ndjeshme ndaj ndryshimeve të trupit. Kjo duhet të zgjidhet para se të martoheni dhe të mos shkatërrohet lidhja juaj.

Organizo një darkë për të dy që të zgjidhni situatën. Tregoji sa e do. Nëse lidhja është e fortë, ajo do të të falë.

/Ora News.tv/