E duan në Londër, Lazio gjen pasuesin e Strakoshës

E duan në Londër, Lazio gjen pasuesin e Strakoshës

E ardhmja e Thomas Strakoshës duket se është e destinuar për të qënë larg Lazios.

Gardiani shqiptar ka zhvilluar një sezon fenomenal mes shtyllave të kryeqytetasve, duke ngjallur interesin e shumë skuadrave të njohura europiane. Interesin më të madh duket se e ka shfaqur Tottenham Hotspur dhe ky fakt e ka vënë në alarm klubin bardhekaltër.

Sipas asaj që raporton "Cittàceleste", Lazio ka nisur punën dhe e ka identifikuar pasuesin e 24 vjeçarit. Duke iu referuar këtyre burimeve, Lazio ka shënjestruar talentin e portës së Fiorentinës, Alban Lafont, i cili besohet se është zgjedhja e parë e drejtorit sportiv të kryeqytetasve, Igli Tare për portën.

Talenti i kombëtares U-20 të Francës ka bërë një sezon të parë pozitiv në Firence, pavarësisht disa gabimeve. Mbetet për t'u parë nëse Fiorentina do të pranonte ofertën, pavarësisht se klubi "vjolë" ka edhe një tjetër portier premtues, 21-vjeçarin Drągowski, i cili kaloi gjysmën e dytë të sezonitte Empoli.

 Lafont ka një kontratë që e mban në Fiorentinë deri më 30 qershor 2023 dhe për ta shkëputur nga klubi aktual duhet një shifër prej 15 milionë eurosh.

EMISIONET