Sergio Ramos tregon besnikëri për Realin e Madridit. I ndodhur në një vorbull të vërtetë misteresh, kapiteni spanjoll i kampionëve Europian doli në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, ku zbuloi se do të qëndrojë te Reali, duke respektuar kontratën.

 “Do të qëndrojë këtu. Jam një madrilen. Dua të mbyllë karrierën time këtu, siç e kam thënë gjithmonë. Gjërat që ishin për t’u sqaruar mes meje dhe presidentit, tashmë janë bërë. Mes nesh është një raport  baba-bir. Çfarë është për t’u sqaruar e bejmë sy më sy. Oferta nga Kina erdhi, por unë nuk isha i interesuar, plani financiar vjen i dyti. Jam këtu dhe do të qëndroj këtu”, kanë qenë fjalët e kapitenit madrilen.

Në ditët e fundit kishte zëra se një klub kinez ka dërguar një ofertë për Ramos, por përmes këtij reagimi duket se ka zhdukur çdo lloj dyshimi.

/Ora News.tv/