Kanceri i qafës së mitrës është një tumor që formohet në qafën e mitrës së gruas.

Dr. Erlin Kurti, obstetër- gjinekolog, është bërë pjesë e emisionit shëndetësor 'Diagnozë' nga Freskida Miloti ku foli shkaqet e kësaj sëmundje, parandalimin dhe diagnostikimin.

Shkaktarët janë të ndryshëm, gjë që sipas statistikave në Shtetet e Bashkuara tregojnë se patologjia është shumë e shpeshtë. Doktori shpjegoi se në pjesën më të madhe të rasteve ka prani të HPV-së.

Një shkaktar tjetër është kondiloma që shfaqet në organet gjenitale dhe është një patologji prekanceroze ose që duhet mbajtur në kontroll.

Të gjithë pacientët që kanë HPV ose kondiloma janë më të rrezikuarit për tu prekur nga kanceri i qafës së mitrës.

Dr.Erlin Kurti foli dhe për pap testin që është një ekzaminim i thjeshtë që mund ta bëjë cdo femër mbi moshën 18 vjece që kanë kryer kontakt seksual. Moshat më të prekura nga kanceri i qafës së mitrës janë 35-40 vjec, por pa përjashtuar moshat më të vogla apo më të mëdha.

Një prej shqetësimeve më të mëdha të kësaj sëmundje është hemoragjia pas kontaktit seksual, gjë që është shumë serioze dhe mund të shkaktojë kancerin e qafës së mitrës.

Doktori shpjegoi se një mënyrë për ta parandaluar është vaksina HPV që mund të bëhet nga mosha 9-26 vjece.

Për detaje të tjera nga sëmundja e kancerit të qafës së mitrës ndiqni intervistën me Dr.Erlin Kurtin në emisionin 'Diagnozë' nga Freskida Miloti.

/Ora News.tv/