Ilir Shaqiri i kushtoi shumë këngë Adem Jasharit, ndërsa tani ka shkruar një libër për komandantin legjendar me rastin e vitit jubilar, 20 vjetorit të rënies së tij heroike.

Në akademisë letrare të organizuar nga lidhja e shkrimtarëve sot (5 mars 2018), Iliri promovoi poemën me titull “Adem Jashari”.

Poema u prezantua me rastin e epopesë së UÇK-së dhe u vlerësua nga Arben Veselaj, i cili tregoi se Shaqiri ka shfaqur një anë të panjohur me anë të artit.

Sipas Klan Kosova, gjatë akademisë pati dhe interpretime nga artistët shqiptarë, ndërsa në fund pati një performancë nga Shaqiri, së bashku me të birin Korabi.

Të dy sollën këngën 'Ata u bënë dritë', dedikuar familjarëve të heroit Jashari.

/Ora News.tv/