E diela me temperatura deri në 28 gradë

E diela me temperatura deri në 28 gradë

Fundjava do të ketë një mot me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në gjithë territorin ndërsa shira të përkohshëm mbeten prezent kryesisht në zonat Lindore.

Sipas Meteoalb dita e shtuna, paraqitet me kthjellime e vranësira kalimtare por pas mesditës, shira të dobët do ketë në zonat Juglindore, ndërsa e diela do të sjellë kthjellime.

Temperaturat kanë ruajtur vlera konstante në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar Veriun ku mesdita ka shënuar rënie.

Ndërsa e shtuna vijon me rënie të lehtë në mëngjes por rritje me 2°C sjell mesdita. E diela, sërisht me rritje të vlerave termike duke bërë që maksimumi të ngjitet mbi 28°C.

EMISIONET