I ftuar në emisionin "Arena" nga Dritan Hila në RTV Ora, Fatos Çerenishti, sipërmarrës i "Grand Fafa" ka thënë se protestat e opozitës kanë ndikuar në turizëm, por situata është normalizuar tanimë.

Çerenishti: Në fazën e parë, para 30 qershorit kemi pasur një frenim të turistëve. Ne kemi pasur kontakte të përditshme me partnerët tanë, kompanitë që sjellin turistë në Shqipëri, ata kanë shprehur shqetësimin e tyre të përditshëm për situatën në Shqipëri. Ne u kemi thënë se protestat janë normale, në çdo vend të botës dhe kemi marrë shembull edhe Greqinë. Në fillim ishin skeptikë, por me kalimin e kohës na besuan, dhe në dy javët e fundit  para 30 qershorit, filluan turistët me kapacitete normale, tani jemi shumë mirë.


/Ora News.tv/