E dashura kap lulet e nuses, i riu ikën me vrap nëpër kodër
Një djalë ka ikur me vrap kur e dashura e tij kapi buqetën e luleve të nuses.
Në video shihet momenti kur ai vrapon 'për të shpëtuar jetën e tij' kur kupton se është shumë afër martesës.
Daniel Gilbert ikën me vrap nëpër kodër duke mbajtur një shishe në dorë ndërsa e dashura e tij Rachel Besley, gëzohet që ka kapur buqetën.
Ngjarja ka ndodhur në Kettering, Northampton të shtunën e kaluar.
Ndërsa Besley mendoi se ishte femra më me fat kur kapi lulet e nuses, i dashuri i saj nuk e priti edhe aq mirë.
Video është bërë virale në rrjetet sociale ku shumë komentues janë shprehur se edhe partnerët e tyre do reagonin njësoj.