Kur Nicole Grimes vuri re se një qen pudre pomeraniane po jepej për adoptim në Facebook, ajo mendoi se i dukej e njohur.

Qeni i kujtoi asaj qenin e fëmijërisë, Chloe.

Kur Nicole shkoi për të takuar qenin, ajo mësoi se edhe ajo quhej Chloe. Por nuk ishte rastësi.

"Kur më pa, ajo erdhi drejt meje dhe përkedhelte fytyrën time", tregoi Nicole nga Pensilvania.

 "Pastaj zemra m'a ndjeu se ishte i njëjti qen".

Sidoqoftë, burri i Nicole nuk ishte i bindur dhe kështu çifti vendosi të merrte mikroçipin.

Dhe dyshimet e Nicole u konfirmuan; Chloe ishte kafsha që ajo kishte pasur vite më parë.

 "Nuk mund ta besonim. Është çmenduri! '

Familja e kishte dhënë për adoptim Chloe-in, sepse babi i Nicole kishte filluar të punonte nga shtëpia dhe ajo ishte e prirur të lehte shumë kur ai përpiqej të mbante takime në telefon.

Chloe i ishte dhuruar Nicoles nga gjyshja e saj.

Tani, ajo j'u kthye pronares së saj të vjetër dhe gëzon duke luajtur me vajzën katër-muajshe të Nicole, Violet.

 "Ata duan të luajnë me njëri-tjetrin. Chloe është shumë e butë me Violet dhe më ngroh zemrën kur i shoh së bashku".

/Ora News.tv/