Teksa pritet të reja rreth të ardhmes së Mauro Icardit, te Interi kanë nisur të lëvizin për të gjetur pasuesin e tij. Sipas mediave italiane, zikaltërit kanë shënjestruar yllin e Juventusit, Paulo Dybala.

Për të përforcuar këtë ide ka menduar edhe faqja zyrtare e  lajmeve rreth Interit. Pak orë më parë, faqja "FcInterNews.it", ka postuar një fotografi ku tregon se kanë dalë në shitje fanellat e yllit argjentinas.

Duke iu referuar kësaj fotografie, Dybala do të mbaj fanellën me numër 21 te zikaltërit. Ai pritet t'i kushtojë rreth 50 milionë euro arkave të klubit nga Milano, i cili mund të përfshijë edhe kartonin e Icardit për të bërë të vetin talentin argjentinas.



/Ora News.tv/