E bujshme/ Inter ishte pranë sulmuesit të Cityt

E bujshme/ Inter ishte pranë sulmuesit të Cityt

Gabriel Jesus mund të kishte veshur fanellën e Interit në janarin e vitit 2017, por dëshira e tij për të luajtur nën urdhërat e Pep Guardiolës zbehu gjithçka. Konfirmimi ka ardhur nga vetë drejtori sportiv i zikaltërve, Piero Ausilio, i cili zbuloi se Jesus ishte shumë pranë milanezëve.

"Ne negociuam me Gabriel Jesusin për një muaj,"-tha Ausilio për Sky Sport Italia.

"Oferta jonë ishte edhe më e mirë se ajo e Manchester City. Palmeiras preferoi ta shesë atë tek ne, por djaloshi, nëpërmjet agjentëve të tij, na tregoi se preferonte të luante për Guardiolën ".-shtoi drejtuesi i zikaltërve.

Pas prezantimit me fanellën e "qytetarëve", Jesus është shndërruar në një vrasës përpara portës. Në 2 sezone e gjysëm, braziliani është aktivizuar në 56 gola duke shënuar 25 herë.

Fanellën e kombëtares braziliane, 21 vjeçari e ka veshur 24 herë, ku ka shënuar në 11 raste.

EMISIONET