E bujshme/ Gianni de Biasi pranë stolit të kombëtares Europiane

E bujshme/ Gianni de Biasi pranë stolit të kombëtares Europiane

Gianni de Biasi kthehet në modë. Pas refuzimeve të skuadrave si Frosinone, Venezia e kombëtarja e Armenisë, ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit ka rënë në radarët e Federatës Skoceze të Futbollit.

Pozitat e tekniku aktual të britanikëve, Alex McLeish janë lëkundur ndjeshëm pas humbjes 3-0 ndaj Kazakistanit në ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2020 dhe krerët e FSF kanë nisur nga puna për të gjetur pasuesin e tij. Mes emrave që spikasin në listën e Federatës Skoceze është edhe ai i Gianni de Biasit.

Italiani shihet si pasuesi ideal për të marrë drejtimin e kombëtares skoceze, e cila kërkon të rikthehet sërish te vitet e lavdisë së dikurshme. Aktualisht De Biasi ndodhet pa skuadër që prej nëntorit të vitit 2017, kur u largua nga pankina e Alaves për shkak të rezultateve të dobëta.

Gjithsesi, për të arritur te stoli i kombëtares skoceze De Biasi duhet të mposht konkurencën e Jurgen Klinsmann, Laurent Blanc, Slaven Bilic dhe Bernd Storck.

EMISIONET