"Më mirë një vazjë të vdekur se të divorcuar." Me këto fjalë të akullta, Antonino Pipitone dha aksesin për vrasjen e së bijës, "fajtore" në sy të familjes sepse kishte mbase një marrëdhënie jashtë martesore nga e cila nuk donte të hiqte dorë dhe 'diskretitonte klanin e të atit'.

Lia Pipitone u vra në Palermo të Siçilisë më 23 shtator të 1983 gjatë një 'rrëmbimi', i cili ishte i sajuar për të humbur gjurmët në mënyrë që të pengoheshin hetimet.

Për vrasjen u dënuan me 30 vjet dy boss.

Vincenzo Galatolo dhe Antonio Madonia su dënuan me 30 vjet burg.

Të dy mafiozëve iu është dhnë liri me kusht për 3 vjet pas shlyerjes së dënimit.

Burrit dhe dy fëmijëve të viktimës iu caktua një pension prej 20 mijë eurosh për secilin.

"Çnderim për familjen"- Lia Pipitone u vra më 23 shtator të 1983 , pas të shtënave që ndodhën pas rrëmbimit të saj, një skenë kjo e sajuar për të hutuar hetuesit.

Bashkëpunëtorët e drejtësisë, të cilët pas shumë vitesh nga krimi kanë deklaruar se porositësi i vrasjes ishte babai i vajzës, boss-i i Acquasanta, Antonino Pipitone.

"Vëllai im Andrea, shef aso kohe i familjes mafioze 'Altofonte', më tha se babai i Lia kishte vendosur të ndëshkonte të bijën sepse nuk donte të përflitej për çnderim të familjes," ka rrëfyer i penduari Francesco Di Carlo, i cili ka konfirmuar të dyshuarit.

Çështja u rihap pas shumë vitesh.

Pipitone ndërkohë kishte vdekur ndaj përfuduan nën gjykim të dy mafiozët që kryen krimin me kërkesën e babait të viktimës.

Edhe  Simone Di Trapani, miku i të ndjerës Lia Pipitone, vdiq ditën pas vrasjes së gruas: hidhet nga dritarja e apartamentit të tij në kat të katërt.

Një 'vetvrasje' që nuk i bindi kurrë hetuesit.

/Ora News.tv/