E bëjnë qenin "kameraman" për të kursyer në dasmën e tyre

E bëjnë qenin "kameraman" për të kursyer në

Një çift i dashuruar nga Australia vendosi të kursente para për shpenzimet e dasmës duke marrë ja lënë në dorë njërit prej qenve të tyre filmimin e dasmës.

Çifti arriti të kursejë në shumë lloj mënyrash, duke e ulur koston e të gjithë dasmës në vetëm 3,000 dollarë.

Sam dhe Reece Blanch, nga Brisbane u martuan përpara 50 vetëve në në Newrybar, New South Wales, muajin e kaluar.

26-vjeçarët po ruajnë para për ndërtimin e një ambjenti strehues për këto kafshë, kështu që donin të mbanin koston e ulët duke filluar me përdorimin e qenit të tyrë 11-vjeçar George si “shefin” e filmimeve.

Ata ngjitën një kamera në shpinën e tij, dhe morën pamje nga qeni për gjithë ceremoninë. George ka lindur i shurdhër, kështu që ai natyrisht ka një sy të rritur për detaje.

"Askush nuk ishte i befasuar që kishim George-in si kameramanin tonë," thotë punonjësi i sigurimeve shëndetësore, Sam.”

“Përfshirja e qenve ishte pikërisht ajo që priste të gjithë, dhe askush nuk u habit nga sa ishin të përfshirë në ceremoni.”

"Ne donim të përfshihnim gjithë familjen tonë në festë dhe qentë tanë janë pjesë e familjes sonë."

Sam u takua me Reece në një aplikacion takimesh në shkurt të vitit 2017.

Të porsamartuarit janë aktualisht në muajin e mjaltit, duke udhëtuar rreth bregut lindor të Australisë në një furgon me katër qentë e tyre.

EMISIONET